VIDEO/ Dalin pamjet e fundit të Maradonës, po ecte në oborrin e...

VIDEO/ Dalin pamjet e fundit të Maradonës, po ecte në oborrin e shtëpisë i mbajtur për krahu

78
0
Shares

Dalin pamjet e fundit te Maradones filmuar nga nje fiqnj i tij ndersa kthehej ne shtepi pas daljes nga spitali. Një djalë i vogël thirri emrin e tij dhe Maradona, i cili kishte vështirësi në lëvizje, ia ktheu përshëndetjen, bëri shenjë dhe e bëri të lumtur djalin.

Diego Maradona, ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare. Sipas autopsisë, ai vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.

Mjekët zbuluan se legjenda e futbollit  ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.

Nipi i tij, Johnny Esposito e pa për herë të fundit. Maradona i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ndërroi jetë nga ataku kardiak.

Rreth njëzet ditë më parë, Maradona iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematoma të trurit dhe gjendja e tij nuk ishte e mirë. Mbrëmjen e djeshme, atij iu tha edhe lamtumira e fundit, ndërsa mediat kanë zbuluar një video të ditëve të fundit të Maradonës./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY