Shorti për kupën e Botës 2022, Shqipëria ndodhet në vazon e...

Shorti për kupën e Botës 2022, Shqipëria ndodhet në vazon e katërt

83
0
Shares

Shqipëria është vendosur në vazon e katërt për shortin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2022. FIFA publikoi së fundmi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin e 7 dhjetorit që do të mbahet në Zyrih.

UEFA përcaktoi Shqipërinë në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Skuadra e Edi Rejas ndodhet në këtë vazo së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Ndarja e ekipeve kombëtare europiane për shortin e eliminatore të Botërorit “Katar 2022” është kryer duke u bazuar te renditja e ekipeve sipas klasifikimit në FIFA.

Më poshtë ju sjellim ndarjen e të gjitha kombëtareve europiane për shortin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të ardhshëm.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY