Ç’ndodh me ju pas shërimit nga Covid?

Ç’ndodh me ju pas shërimit nga Covid?

47
0
Shares

Momenti i daljes nga spitali për pacientët e prekur nga një formë e rëndë e Covid-19 pritet me gëzim dhe lehtësim. Por jo gjithmonë rikthimi në shtëpi është i lehtë dhe i bukur.

Mund të duhen muaj të tërë për një shërim të plotë fizik, dhe prekja me këtë sëmundje mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe statusin financiar.

Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine” ka në qendër të vëmendjes “trashëgiminë” e përhapur, por shpesh të neglizhuar që lë pas Covid-19.

Një përvojë testuese

Studiuesit analizuan të dhënat për 1.250 pacientë me Covid që kishin dalë nga 38 spitale të ndryshme në Miçigan midis pranverës dhe verës së këtij vitit, gjatë fazës së parë të pandemisë. Gjatë muajve të fundit, mbijetesa e pacientëve me Covid-19 në spitale është përmirësuar, falë kujdesit spitalor në kohë dhe më të saktë.

Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7 për qind e pacientëve të monitoruar në studim vdiqën. Ata që kishin qenë të shtruar në repartet e kujdesit intensiv e kishin shkallën e vdekshmërisë 10 për qind.

Dobësi fizike

Ekipi kontaktoi me telefon 488 të shëruar nga infeksioni që iu përgjigjën një interviste telefonike fokusuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore 2 muaj pasi ishin kthyer në shtëpi.

Sipas problemeve të zbuluara ndikimi i Covodi-19 shtrihet përtej spitalit dhe përtej shëndetit, thotë Vinet Çopra, autori i parë i studimit.

Më se 39% e pacientëve të intervistuar nuk i ishin rikthyer ende jetës së mëparshme. 12% e tyre thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre si më parë, 23% kishin akoma gulçim kur ngjisnin shkallët, dhe një e treta ende ankoheshin për simptoma të Covid sidomos për rikthimin jo të plotë të nuhatjes dhe shijes.

Ndikimi ekonomik dhe psikologjik

40% e atyre që punonin para se të sëmureshin, nuk ishin kthyer ende në punë për arsye shëndetësore. Por në disa raste edhe sepse kishin humbur punën. 26% e atyre që ishin kthyer kishin zvogëluar orët për të menaxhuar më mirë lodhjen.

Më se një e treta e të intervistuarve, ankoheshin mbi ndikimin që kishte pasur Covid mbi financat e tyre, 10% e të anketuarve thanë se u kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës dhe 7% kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake.

Gati gjysma e atyre që u shëruan nga virusi raportuan pasoja të shëndetit mendor dhe vetëm një përqindje e vogël (28 persona) kishin kërkuar mbështetje psikologjike pas daljes nga spitali.

Për cilën pjesë të popuflasipobëhet fjalë

Mosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç. Thuajse 52% e tyre ishin afro-amerikanë dhe 4% me origjinë hispanike. Mbi 14% e tyre nuk ​​vuanin nga sëmundje kronike para se të mbërrinin në spital dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.

Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Të dhënat mbi shkallën e vdekshmërinë në repartet e kujdesit intensiv ishin të larta, por gati të barabarta me ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63% e atyre që ishin trajtuar në ato reparte, vdiqën në spital ose brenda 2 muajsh pas kthimit në shtëpi.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY