Vrau 7 vjeçaren në park, shqiptarja habit me arsyen

Vrau 7 vjeçaren në park, shqiptarja habit me arsyen

82
0
Shares

Eltiona Skana është 30-vjeçarja shqiptare, autore e vrasjes tronditëse në një park të Anglisë ku i preu fytin një vajze 7 vjeçare.

Sotme u zhvillua seanca gjyqësore e radhës për krimin tronditës në të cilën 30-vjeçarja bërtiti “ajo u përpoq të më vriste mua”.

Skana po gjykohet për vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones duke e goditur me një thikë artizanale ndërsa e vogla po luante në skuterin e saj në Queen’s Park në Bolton dhe prindërit e saj babai Mark Jones dhe nëna Sarah Barnes, ishin aty pranë.

Nisur nga deklaratat tronditëse që ka bërë në gjykatë duke thënë se 7-vjeçarja donte ta vriste 30 vjeçarja mendohet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

Shqiptarja e kapi vajzën ndërkohë që po ecte drejt të ëmës dhe i çau fytin me thikë. Plaga ishte tepër e rëndë dhe Emily vdiq pak më vonë. Skana u largua menjëherë nga vendngjarja duke marrë dhe thikën me vete, por një dëshmitar i ngjarjes e ndoqi dhe e kapi.

Shqiptarja e cila jeton në Britani prej 4 vitesh më vlerësua nga një psikiatër si skizofrene dhe paranojake, gjë që çoi në ‘dëgjimin e zërave, halucinimin për t’u bërë e dhunshme.”

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY