Ministria e Arsimit zbulon skemën e re për mësimin online

Ministria e Arsimit zbulon skemën e re për mësimin online

75
0
Shares

Nisur nga muaji dhjetor nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 11-tën do të bëjnë vetëm 7 ditë mësim në shkollë. Ditët e tjera, deri në marrjen e pushimeve të fund vitit, mësimi do të zhvillohet online.

Ndërsa nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe matura do të zhvillojnë mësimin në shkolla, ashtu si kanë bërë deri më tani. Kjo është skema e re që u vendos nga Komiteti Teknik dhe Ministria e Arsimit për zhvillimin e mësimit online.

Siç shihet dhe në tabelë nxënësit nga klasa e 6 deri tek e 11-ta nxënësit do të kenë mësim në shkollë në datat 1, 9, 10, 11, 14, 15 dhe 23 dhjetor.

Skema nuk përfshin shkollat publike ose private që kanë pak nxënës në klasa dhe nuk kanë pasur raste infektimesh me Covid. Këto shkollat do ta vazhdojnë mësimin normalisht në klasa.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, çdo të premte shkollat dhe njësitë vendore të kujdesit shëndetësor duhet të paraqesin një raport për situatën e Covid në shkolla. Drejtoritë e shkollave do të përcaktojnë vetë mënyrën si do zhvillohet mësimi i alternuar mes atij online apo dhe në klasë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY