Itali, numer i larte viktimash por bie numri i pacienteve ne spitale

Itali, numer i larte viktimash por bie numri i pacienteve ne spitale

102
0
Shares

Numri i viktimave nga covid vazhdon të jetë i lartë ne Itali nderkohe qe ka rene numri i personave qe trajtohen ne spitale dhe numri i infektimeve.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 822 viktima  dhe 29.003 raste të reja të infektuar nga pandemia.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali nga nisja e emergjencës Covid është 1.509.875 e 52.850 janë viktima.

Persona aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë 795.845 .

Fatmirësisht dita ditës numri i pacientëve që shërohen nga Covid është mjaft i lartë. Dita e sotme ka shënuar 24.031 të shëruar ndersa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 661.180.

Sot në Itali është verifikuar dhe një e dhënë mjaft pozitive pasi numri i pacientëve që kërkojnë kurim në strukturat spitalore është ulur me -275 e aktualisht po kurohen në spitalet italiane 34.038 persona.

Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 232 .711 tamponë e numri i tyre total i tyre i kryer deri më sot është 21 milionë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY