Deputeti shqiptar vë flamurin e Shqipërisë në kuvendin serb

Deputeti shqiptar vë flamurin e Shqipërisë në kuvendin serb

49
0
Shares

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar ka vendosur flamurin e Shqipërisë në Kuvendin e Serbisë ndërsa kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar ndaj këtij veprimi duke kërkuar nga Kamberi që të heqë flamurin. “Unë ju kërkoj të hiqni flamurin. Është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj” tha Daçiç.

Kamberi e hoqi flamurin pas kërkesës së Daçiç, por shtoi diçka pas këtij veprimi.                                                “A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më tepër një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror“.

Një ndër çështjet që ngriti gjatë fjalës së tij Kamberi ishte gjetja e mbetjeve mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve në Kizhevak pranë Rashkës. Ai kërkoi që pas përfundimit të analizave të informohet rreth kësaj çështjeje si deputet.

Shaip Kamberi është një deputet nga Bujanovci i cili kritikon politikën e Vuçiçit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë, pasi ata diskriminohen në të drejtat e tyre dhe ekonomikisht.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY