Përplas makinën te porta e zyrës së Merkel: ‘’Ju vrasës të mallkuar”

Përplas makinën te porta e zyrës së Merkel: ‘’Ju vrasës të mallkuar”

91
0
Shares

Një makinë është përplasur te porta  e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel ditën e sotme, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ka ende pak detaje të publikuara për ngjarjen, ndërsa “Daily Mail” shkruan se në makinë ishte shkruar mesazhe: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”.

Policia e Berlinit shkroi në Tëitter se “kolegët tanë janë aktualisht në vendngjarje në zyrën e Kancelarit së bashku me policinë federale. Një makinë është përplasur me portën e ndërtesës- ne jemi në proces të sqarimit. Shoferi është marrë në paraburgim nga policia. Më shumë informacion do të jepet në vijim”.

Ngjarja ndodhi ndërsa Merkel kishte planifikuar të mbante një konferencë me video të kryeministrave të shtetit gjerman mëngjesin e sotëm, ku do të diskutohej nj shtrirje e bllokimit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë e koronavirusit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY