Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër, 5 të plagosur mes të cilëve një fëmijë...

Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër, 5 të plagosur mes të cilëve një fëmijë shtrohen me urgjencë

43
0
Shares

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Tepelenë-Mallakastër ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.

Automjeti tip “Toyota” me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës ku edhe i është prerë rruga nga një kamionçinë. Përplasja ka qenë e fortë dhe shkaktoi plagosjen e pesë personave.

Grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, bën me dije se kamionçina  ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.

Në automjetin tip “Toyota” udhëtonte çifti i bashkëshortëve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi e tezja e fëmijës.

Të pestë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në Ranimacion, pasi mësohet se ka marrë plagë të rënda.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY