18 deputetë të PS, komision të posacëm parlamentar për të fshehur keqqeverisjen...

18 deputetë të PS, komision të posacëm parlamentar për të fshehur keqqeverisjen e Ramës

66
0
Shares

18 deputetë të PS me në krye Taulant Ballën, i janë drejtuar ditën e sotme Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për ngritjen e një komisioni të posacëm parlamentar për hetimin e raportit të Dick Martyt.

Ata thonë se ky komision duhet të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që janë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione politike shqiptare nëpërmjet veprimeve dhe mosvperimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet t’i vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’i prezantojë para Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati kohor prej 3 muajsh”, thuhet në kërkesë.

Kësaj kërkese i është përgjigjur pozitivisht Konferenca e Kryetarëve e cila ka aprovuar futjen e saj në rend dite në seancën plenare që do të mbahet nesër në Kuvend.

Përfshirja e këtij komsioni në punime dot ë thotë se ai edhe do të ngrihet si komision. Kjo do ti shërbejë luftës politike të PS ndaj opozitës dhe tërheqjen e vëmëndjes nga cështje të tilla të ditës sic janë covid dhe riparimet e tërmetit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY