Tomini: Jemi në pikun e infektimeve, harta e Tiranës është e kuqe

Tomini: Jemi në pikun e infektimeve, harta e Tiranës është e kuqe

71
0
Shares

Eugena Tomini, shefja e epidemiologjisë në ISHP, tha në një intervistë për TV Klan që Shqipëria është në prag të pikut  të valës dhe numrat e të infektuarve do të pësojnë rritje për afro një muaj.

“Aktualisht sipas projeksioneve jemi gati në pikun e valës, themi që edhe në tre katër javët në vijim presim trend të rritur të rasteve me COVID.                                Kemi rritje të rasteve dhe transmetim komunitar. Transmetimi komunitar është i dendur, e gjithë harta e Tiranës është e kuqe.                                                         77% janë vatra familjare, pjesa tjetër institucione, por edhe në klasa në struktura arsimtare në sistemin parauniversitar” tha Tomini.

Lidhur me situatën e transportit publik Tomini rekomandon të shmanget sa më shumë ky shërbim.

“Transporti publik, baret kafet dhe restorantet duhet të evitohen. Transportin publik do ju rekomandoja popullatës ta evitonte. Është një ndër shërbimet që është në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar dhe monitorimi në të njëjtën mënyre si strukturat arsimore dhe shërbimit urbane po shihen në dinamik në krahasim me evidencën dhe do kemi edhe  një vendimmarrje”.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY