Policia kap superhajdutin ne Sarande, lista e gjate e vjedhjeve qe ka...

Policia kap superhajdutin ne Sarande, lista e gjate e vjedhjeve qe ka kryer

58
0
Shares

Policia ka arrestuar nje superhajdut ne Sarande i cili kishte kohe qe gjuante shtepi, biznese dhe individe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë”,  jofton policia e Sarandes.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

• Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;

•Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

•Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;

•Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

•Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;

•Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;

•Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Ndeekohe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xh. B., 17 vjeç, pasi në datën 19.11.2020 i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY