Perhapje e gjere e covid ne qarkun e Beratit

Perhapje e gjere e covid ne qarkun e Beratit

36
0
Shares

Numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit ne qarkun e Beratit.

Peegjate 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv në radhët e bluzave të bardha: 1 infermier i kabinetit të neurologjisë; 1 mjek oksigjenist; 1 infermier në Repartin e Urgjencës; 1 infermier në Poliklinikën e Specialiteteve; 1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Institucionet arsimore janë një sektor tjetër mjaft i goditur nga Covid në qarkun e Beratit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë pozitiv: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”; 1 mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”; 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare  “Josif Prifti”; 2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, si dhe 2 edukatore në Kopshtin “Çlirim 1”.

Pozitiv kanë rezultuar gjithashtu edhe 1 punonjës në bashkinë Berat, 3 policë, sekretarja e Prokurorisë, 1 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, 1 polic në Burgun e Beratit, 1 punonjën në zyrat e OSHE-së, 1 punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime, 1 punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare, 2 punonjës në filialin e Albtelekomit, 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”, 1 polic beratas që punon në DPV Fier dhe 1 kambist.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 795 raste pozitive 50 prej të cilave janë në Berat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY