Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari Adem Istrefi

Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari Adem Istrefi

275
0
Shares

Eshte ndare nga jeta shkrimtari dhe poeti i njohur, djali nga Strellci, Adem Istrefi.

Varrimi i tij do të behët nesër në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Adem Istrefi, lindi me 14 mars 1942 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit. Në moshën 14-vjeçare u largua nga vendlindja për në Shqipëri(1956). Studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranës (dega Gjuhë e Letërsi shqipe). Ndër të tjera ka punuar edhe si redaktor në revistën “Nëntori “.

Ishte ndër poetët më të shquar shqiptarë. Publikimin e vëllimeve të tij poetike e nis që në vitin 1967 me “Net Kosovare” për të vazhduar më tej: “Mëngjesi i së nesërmes” (1969), “Dritaret e fjalës” (1972), “Gjerdan lirie”, (1977), “Pasha këte dhe” (1982), “Në shuplakë të ditëve shkrova” (1986), “Një zog midis meje e diellit” (1989), “Pa therra në fyt” (1995) “Arti i vdekjes bukur” (2004)

Kurse në prozë është paraqitur me romanet “Lëshoma hisen e diellit” (1984), “Lemeria” (1992), “Kallukanxha” (2001), “Nganjëherë bëja me sy vdekjes” (2004), “Askundia” (2004) dhe më përmbledhjen e tregimeve me titull “S’mund t’i lija pa folë” (1989).

Miqte dhe koleget e tij, njerezit e njohur e kane pritur me dhimbje kete lajm.

”Edhe kjo mbrëmje u mbush me trishtimin e një lajmi të dhimbshëm: qenka ndarë nga jeta poeti Adem Istrefi! Njeri sojshëm, i fisëm, i dashur. me humor dhe i gezueshëm, që çdo takim dinte ta shndërronte në një festë të vogël, që dinte t’i kthente në buzeqeshje brengat dhe zhgënjimet e kësaj jete. Shqiptar i mirë dhe humanist në mendje, shpirt e zëmër, si rrallëkush, mik dhe dashamir i së bukurës, do të mbetesh përgjithmonë i paharruar në zemrën time.
Pushofsh në paqe dhe e paç të plotë hisen tënde të diellit në jetën e pasosun!”, ka shkruar sonte ne kujtim te Ademit, shkrimtari Lazer Stani./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY