Ndahet nga jeta kengetari ikone i Kosoves

Ndahet nga jeta kengetari ikone i Kosoves

59
0
Shares

Ismet Peja, kengetari ikone i Kosoves eshtr ndare nga jeta ne moshen 83 vjecare. Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur djali i tij Visar Peja.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se “Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”.

Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Ndersa në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY