Ku ndodh manipulimi i numrit te viktimave, eksperti i PD sjell fakte...

Ku ndodh manipulimi i numrit te viktimave, eksperti i PD sjell fakte qe nuk jane raportuar

119
0
Shares

Mjeku i njohur Artan Koni ka perjashtuar sot në emisionin Open mundesine qe mjeket qe te fshehon vdekjet nga covid-19, por so kjo mund te ndodhe permes haoave te mepasshem te raportimit te vdekjeve ne covid.

Duke shfajësuar mjekët, Koni tha se ata e shënojnë në kartelë vdekje nga covid-19, por ditën tjetër në konferencë Ministria e Shëndetësisë nuk e raporton si të tillë, pasi mund të ketë vdekur nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, dhe covid vetëm ka ndihmuar.

“Ky është një debat në të gjithë botën, sepse raportimi i vdekjeve nga covid bëhet në dy mënyra. Pra vdekje nga covid që raportojnë vetëm ata të konfirmuara. Ka vende që shënojnë dhe ata që janë të dyshuar. Disa vende kanë pasur pak vdekje, më pas i janë kthyer shifrave dhe i kanë rritur. Për mua duhet bërë siç thotë OBSH. Të shënohen të konfirmuarit dhe të dyshuarit. Nuk ka manipulim shifrash nga mjekët. Ka raste kur mjekët e kanë shënuar vdekje nga covid, dhe kjo shifër nuk është raportuar nga MSH në konferencë për shtyp. Kjo mund të jetë”- tha Koni.

Ne lidhje me kete ceshtje eshte konsumuar edhe nje debat i ashper mes
Drejtorit te Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, dhe ekspertit te Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, pasi ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar.

Koduzi mbante në duar çertifikatën e një pacienti dhe tha se se ai kishte ndërruar jetë më 16.11. 2020 dhe nuk ishte raportuar në asnjë nga raportimet e përditshme të Ministrisë. Por Brataj nuk e priti mirë duke i thënë: Mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori.

Debati

Koduzi: Ju tregoj historia e një pacienti nga Lushnja, në certifikatë e ka vdekje nga Covid, por vdekja e tij nuk është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ka njerëz që vdesin në shtëpi, pasi dalin nga spitali. Nuk po e them emrin e këtij personi. Këta njerëz që vdesin në shtëpi, dhe pse dalin nga spitali kanë Covid ose mund të kenë dalë negativ, por Covid i ka dëmtuar dhe ju ka marrë jetën.

Brataj: Mos bëni gafë ta jepni sepse do merreni me prokurorinë.

Koduzi: Ma ka dhënë familjari këtë certifikatë.

Brataj: Jo është e Urgjencës Kombëtare, ta ka dhënë ndonjë mjek.

Koduzi: Jo ma ka dhënë familjari sepse e kam shok. Certifikata është me firmë dhe me vulë mjeku.

Vasili: Po është me firmë dhe me vulë mjeku, duket si certifikatë reale.

Brataj-Koduzit: Ore na lodhët, po frikësoni njerëzit. Na lini ore të punojmë, çfarë keni me ne mjekët.

Koduzi: S’ke pse nevrikosesh. Ne nuk kemi gjë me mjekët, jemi kolegë ju respektojmë. Jeni të nderuar.

Brataj: Po çfarë jeni interesuar ju s’keni ardhur asnjë ditë aty te ne të shihni situatën të interesoheni.

Koduzi: Ore unë po them që ju s’keni faj, sepse nuk po i manipuloni shifrat, por politika.

Vasili: Po ju pse nuk i denonconi si të pavërteta këto që thotë PD?

Brataj: Po çfarë të bëjmë ne përpara, të merremi me njerëzit apo me denoncime?

Ulqinaku: Nuk mundet MSH të merret dhe të jetë precize e saktë 100% me vdekjet që ndodhin dhe në banesa.

Koduzi: Ta them unë pse nuk e raporton MSH numrin e plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY