Gjykata greke dëmshpërblen familjen e 25 vjeçarit shqiptar që u vra nga...

Gjykata greke dëmshpërblen familjen e 25 vjeçarit shqiptar që u vra nga policia greke

171
0
Shares

Ditën e sotme gjykata greke ka vendosur të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit, 25 vjeçarin shqiptar që u ekzekutua prej plumbave të policisë greke më 16 shkurt 2010, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë.

Banda drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, i cili u  ekzekutua gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013. 25 vjeçari u ekzekutua me 4 plumba prej policisë greke,e cila e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen.

U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Gjykata vendosi që shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës dhe prindërit e tij për humbjen e pësuar, por nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit që kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY