Ambasada gjermane rihap Sektorin e Vizave dhe Pasaportave, si do të veprohet

Ambasada gjermane rihap Sektorin e Vizave dhe Pasaportave, si do të veprohet

55
0
Shares

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se është rihapur sektori i vizave dhe pasaportave nisur nga dita e sotme, por numri i aplikimeve që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

Në njoftimin e ambasadës thuhet që do të ketë një shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve, por të gjithë qytetarët e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.

Njoftimi – Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar

Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY