Serbet po fshijne adresat e shqiptareve ne Luginen e Presheves, reagon bute...

Serbet po fshijne adresat e shqiptareve ne Luginen e Presheves, reagon bute Tirana dhe Prishtina

92
0
Shares

Shqiperia dhe Kosova kane shprehur shqetesim sot ne lidhje me fshirjen e adresave te shqiptareve ne Luginen e Presheves nga qeveria serbe, permes nje deklerate te përbashkët e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Shprehim shqetësimin e thellë për procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginë nga autoritetet e Serbisë, veçanërisht në Medvegjë, por edhe Bujanoc e Preshevë, thuhet ne deklaraten e perbashket.

“Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës.

Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi.

Po ashtu, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse ndërkombëtare, në radhë të parë Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, thuhet ne deklaraten e perbashket.

Fshirja e adresave ne fakt eshte pastrim etnik permes dokumentave dhe jo thjesht nje ekses me qellime elektorale./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY