“Më kanë thënë që ka disa ditë që ka ndërruar jetë, nuk...

“Më kanë thënë që ka disa ditë që ka ndërruar jetë, nuk e di ku është” i riu tregon ç’ndodh në Spitalin Infektiv

123
0
Shares

Asnjë ditë nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve për Spitalin Infektiv pasi nuk marrin informacione për të afërmit që kanë të shtruar në ato ambiente. Shumë prej tyre përballë kësaj situate i drejtohen morgut të spitalit duke menduar për më të keqen.

Ky është dhe rasti i një të riu i cili është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijonte ti dërgonte ushqime. “Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, shprehet djali për Ora News.

Sipas tij Spitali infektiv nuk i jep informacione dhe nuk ka mundur të flasë prej ditësh me të atin.
“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.

Më pas i riu i është drejtuar efektivit të policisë për informacion, i cili pasi ka komunikuar me përfaqësuesit e morgut është njoftuar se nuk ka kufomë me identitetin e të atit të tij. Fatkeqësisht djali është larguar sërish nga spitali pa marrë asnjë përgjigje.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY