Basha kembengul: Prokuroria te marre provat ne spitale per viktimat, i kemi...

Basha kembengul: Prokuroria te marre provat ne spitale per viktimat, i kemi verifikuar

62
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha kembenguli serish sot qe prokuroria te nise hetimet per fshehjen e viktimave.

“I kam bërë thirrje Prokurorisë të sekuestrojë urgjentisht provat në morgun e Tiranës.
Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimin, që të manipulohen të dhënat?
Pse pret Edi Rama deri nesër për të dalë në konferencë për shtyp përveç se për të falsifikuar dokumentat. Shqipëria, vendi me spitale COVID pa pajisje, medikamente dhe mjete mbrojtëse për mjekët. Përsëris thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare të shkojë në morgun e Tiranës të marrë provat”, deklaroi Basha pas nje takimi qe kishte me Ministrin e Jashtem italian Di Maio.

Basha ne vijim tha se Rama po ben politikë me vdekjen duke fshehur të dhënat reale të numrit të vdekjeve nga COVID.

“Detyra e një qeverie normale në pandemi është raportimi i numrit real të të sëmurëve dhe të vdekurve. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin derisa Rama të marrë vendim të mos shpërdorojë buxhetin dhe të orientojë çdo shumë drejt përballimit të pandemisë?”, deklaroi Basha. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY