Alarmohet Fieri dhe Vlora. Breshëri të shtënash ngrenë policinë në këmbë

Alarmohet Fieri dhe Vlora. Breshëri të shtënash ngrenë policinë në këmbë

166
0
Shares

Policia e qarqeve të Fierit dhe Vlorës janë alarmuar nga brësheria e armëve që janë dëgjuar para 30 minutash në jug të vendit.

Rreth orës 20:00, u raportua për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë administrative Novoselë, por breshëria e armëve alarmoi edhe Policinë e Fierit ne fshatrat e Ferrasit. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, por nuk ka konstatuar gëzhoja të armëve dhe mendohet që të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Është ende e paqartë ku konkretisht pati breshëri armësh ndaj patrulla janë ngritur në Fier, ndërsa të dhënat thonë se të shtënat mund të jenë në Vlorë.

Banorë pranë urës së Mifolit që ndan qytetin e Fierit dhe Vlorës thonë të kenë dëgjuar breshëri automatiku, por nuk kanë arritur të konstatojnë se nga vinin.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY