“Vaksinat nuk do e ndaloj plotësisht virusin” Drejtori i OBSH për Europën...

“Vaksinat nuk do e ndaloj plotësisht virusin” Drejtori i OBSH për Europën thotë që në 2 javë vdekjet janë rritur me 18%.

42
0
Shares

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha gjatë një videokonference që Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se çdo 17 sekonda në Europë virusi merr jetën e një personi.

Kluge njoftoi që sistemet shëndetësore të shteteve europiane janë mbingarkuar për shkak të pandemisë dhe nënvizoi që mbyllja nuk do jetë e nevojshme nëse përdorimi i maskës që momentalisht është 60% do të rritet në 95%.

Pasi njoftoi se faza e fundit e arritur në punimet e vaksinës në botë janë shpresuese Kluge shtoi: “Kemi marrë lajme të mira, veçanërisht në ditët e fundit me dy vaksina që premtojnë shpresë. Vaksinat nuk do të mund të ndalojnë plotësisht COVID-19 dhe pavarësisht se nuk do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tona, ato përfaqësojnë një shpresë të madhe në luftën kundër këtij virusi”.

Më tej Kluge u shpreh se në mënyrë që vaksinat të jenë të suksesshme, duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet. Ai ndau informacionin se vaksina “Sputnik V” e krijuar nga Rusia ka filluar të dërgohet në disa vende, përfshirë edhe Hungarinë, dhe se vendimin e fundit në çështjen e vaksinave e japin autoritetet rregullatore për vaksinat dhe ilaçet të vendeve.

“Në Evropë çdo ditë nga COVID-19 humbin jetën mesatarisht 4.500 persona”

Kluge tha se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se 26 për qind e vdekjeve në gjithë botën për shkak të virusit ndodhin në Evropë.

“Në dy javët e fundit vdekjet nga COVID-19 janë rritur me 18 për qind. Javën e kaluar për shkak të COVID-19 në Evropë humbën jetën mbi 29 mijë persona. Pra, në rajonin evropian humb jetën një person në çdo 17 sekonda”, theksoi Kluge.

Gjatë ditëve të fundit në Evropë humbin jetën mesatarisht 4.500 persona dhe se me më shumë përpjekje këto shifra mund të ulen, njoftoi Kluge. Ai theksoi se nga 2 milionë, numri i rasteve me COVID-19 ra në 1,8 milion javën e kaluar pasi vendet në Evropë rivendosën në zbatim masat për karantinë të pjesshme ose të plotë.

Duke pasur parasysh se në Evropë qindra miliona njerëz jetojnë ende nën kufizime të ndryshme, Kluge vuri theksin te efektet anësore të tilla si rritje e problemeve të shëndetit mendor, rritje e varësisë nga alkooli dhe substancat, dhuna me bazë gjinore, humbja e punës si dhe ndërprerje e shërbimeve themelore të shëndetit.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY