Tjetër humbje nga bluzat e bardha. Ndërron jetë mjeku nga Lushnja

Tjetër humbje nga bluzat e bardha. Ndërron jetë mjeku nga Lushnja

164
0
Shares

Mjeku Eduart Dhamo ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit me COVID-19. 57-vjeçari ishte një mjek i njohur në qytetin e Lushnjës, ku i shërbeu me profesionalizëm e përkushtim për vite me radhë banorëve të zonës.

Lajmi u bë ditur edhe nga Njësia vendore e Kujdesit shëndetësor Lushnje.

Postimi i NJKSHV së Lushnjës:

“Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me rradhë, si mjek i devotshëm.

Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij.                                                        U prehsh në paqe dr. Edi”

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY