Perleshje fizike ne Parlamentin e Kosoves, mbyllet seanca

Perleshje fizike ne Parlamentin e Kosoves, mbyllet seanca

140
0
Shares

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë sot në një përplasje fizike, ndersa po zhvillohej nje debat per njerezit e humbur gjate luftes ne Kosove.

Në pamjet e publikuara duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është kapur me deputetët  e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.

Për shkak të situatës së krijuar, njoftohet po ashtu, se seanca është ndërprerë.

Gjatë fjalës së parashtrueses së interpelancës Saranda Bogujevci, është dëgjuar të kundërshtojë nga vendi kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Bogujevci iu drejtua: “Dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit në atë me atë çka shkruan në dokument. Mos ma përmend familjen ti ski drejt, rri qaty ulu..”, iu drejtua Bogujevci, Gashit.

Ndërkaq edhe nënkryetarja Arbërie Nagavci i tërhoqi vërejtje deputetit Gashi, duke i thënë se “mëshoj tavolinës, mirëpo ndalo mos bërtit”.

Pas kësaj, Nagavci tha se seanca vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY