Grekët mbyllin doganën e Kapshticës, nuk kanë besim tek tamponet në Shqipëri

Grekët mbyllin doganën e Kapshticës, nuk kanë besim tek tamponet në Shqipëri

55
0
Shares

Duke nisur nga dita e nesërme me datë 20 nëntor,do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ndërsa hapur mbetet Kakavija, Evzoni dhe Promahona. Shkak për këtë është bërë falsifikimi i disa testeve të tamponit, që qytetarë shqiptarë kanë paraqitur në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Tashma kalimi i qytetarëve shqiptarë do të bëhet vetëm me test negativ të covid dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale.

Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

Kostandina Tomaj, u kap me tampon të falsifikuar, por që mundi të largohet me vrap duke i shpëtuar kështu árrestimit. Dy ditë më parë janë árrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

Të árrestuarit janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.faxweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY