Denoncimi i Bylykbashit: Perpjekje e Rames per manipulimin e listave

Ndaje

Nga Oerd Bylykbashi

Njesoj si ne zgjedhjet per bashkine te vitit 2003 kur1, per t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes ne listen e zgjedhesve ne Kombinat dhe gruan e coi tek QSUT dhe keshtu shperndau mijera zgjedhes nga nje cep i Tiranes ne tjetrin, tani Edi Rama po perpiqet te manipuloje‎ listat e zgjedhesve me te njejten skeme.

Zgjedhes1 qe banojne e votojne prej 20 apo 30 vitesh ne Tirane apo qytete te tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetatet po ankohen perdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kerkese te tyre siç urdheron ligji. Shkojne per te marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo eshte e paligjshme dhe perben veper penale.

Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve. Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte manipulim i listave te zgjedhesve. Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por keto manipulime te trasha po dalin mbi uje, do te bllokohen dhe shkelesit e ligjit deri tek nepunesit e gjendjes civile qe fallsifikojne te dhenat do te pergjigjen.

Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht kete ligj me shkelje te standateve te zgjedhjeve. Me shume te drejte ai ngriti alarmin per kete pepjekje per manipulim ‎te listave nga Qeveria.

Por Edi Rames nuk i shohin syte kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai perpiqet te shkaterroje zgjedhjet‎. Pavaresisht tentativave te deshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje