Zani Caushi kembengul te lere burgun, tjeter seance sot ne Korce

Zani Caushi kembengul te lere burgun, tjeter seance sot ne Korce

194
0
Shares

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza Çaushi do paraqitet sot për të disatën herë në Gjykatën e Korçës për seancën e përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg me qellim final lirimin nga burgu.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritje të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Herën e fundit Caushi u paraqit më datën 6 nëntor në Gjykatë, por seanca u shty për shkak se mungonin si prokurori dhe avokati i çështjes teksa seanca e radhës është caktuar pikërisht sot.

Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY