PRITET SPAK/ Pervec inceneratoreve, edhe bashkite ne skemen e korrupsionit me te...

PRITET SPAK/ Pervec inceneratoreve, edhe bashkite ne skemen e korrupsionit me te madh te plehrave

141
0
Shares
Ndertimi incneratorit te Elbasanit

Nami eshte bere me plehrat. Pervec abuzimit direkt me miliona euro per inceneratoret, jane celula te tjera te PS ne bashkite e majta qe kane perdorur plehrat per te vjedhur ne bashkepunim Me bizneset e plehrave disa milioan euro te tjera.

Emisioni Top Story në Top Channel ditën e djeshme tregoi se si tre bashkitë socialistr kanë abuzuar me plehrat e qytetit, duke rritur artificialisht sasinë për të tenderuar më tepër para.

“Në Bashkinë Belsh, pjesë e qarkut të Elbasanit, në vitin 2016 bëhet një tender për pastrimin e qytetit për 4 vite, me vlerë 82 milionë lekë të vjetra.

Vijmë në vitin 2020, kur duhet të tenderohet sërish pastrimi i Belshit. Kësaj here tenderi bëhet 410 milionë lekë dhe është pothuajse 5 fishi i tenderit të mëparshëm. Për të justifikuar këtë fryrje të plehrave, zyrtarët e Bashkisë së Belshit kanë bërë një studim sikur qyteti i tyre gjeneron mbi 2700 ton plehra në vit.

Sot Belshi i depoziton mbetjet në impiantin e Elbasanit, ku çdo mbetje matet përpara se të shkojë në djegie. Top Story i dërgoi një kërkesë zyrtare impiantit të Elbasanit, i cili vuri në dijeni se Bashkia e Belshit depoziton aty rreth 150 ton plehra në muaj, ose rreth 1800 ton plehra në vit”, raportoi top story.

Pra, Bashkia e Belshit ka rritur artificialisht shifrën prej 900 ton plehrash në vit, për të 5 fishuar shumën e tenderit. Parate nuk kane shkuar per plehrat por kane shkuar ne xhepat e zyrtareve te bashkise dhe kompanise.

Nje tjetër bashki, ajo e Librazhdit realizon një tender ne 2016 për pastrimin, me vlerë 480 milionë lekë të vjetra, për 4 vite. Fitues është kompania e Arbër Abazit,  nipit të Sadri Abazit, “Alko Impeks”.

“Pasi mbaron kjo kontratë, në korrik të vitit 2020, Bashkia e Librazhdit shpall sërish fitues kompaninë e Arbri Abazit për pastrimin e qytetit, por kësaj herë me një vlerë pothuajse 3 herë më të lartë, rreth 1.2 miliardë lekë.

Librazhdi për të justifikuar këtë rritje, ka përpiluar një studim ku thotë se në muaj gjenerohen 330 ton mbetje”, raporton Top Story.

Sërish Top Story u interesua pranë landfillit të Elbasanit, aty ku depozitohen të gjitha mbetjet e Librazhdit. “Sipas të dhënave të siguruara nga impianti, kompania e Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit depoziton rreth 200 ton çdo muaj.

Kjo do të thotë se 130 ton mbetje nuk ekzistojnë në këtë bashki, por ajo e ka rritur artificialisht sasinë e plehrave për të shtuar buxhetin prej 1.2 milione eurosh për kompaninë e nipit të deputetit socialist Arber Abazi.

Ndërkohë ka edhe bashki si ajo e Gramshit e cila ka vendosur të zhvillojë tender për mbetjet urbane, duke u bazuar tek sasia që dërgohet në impiantin e Elbasanit.

Këto jane dosje te gatshme me miliona euro abuzim per te cilat shpresohet se SPAK nuk do te heshte. Bashke me parate e thesarit te shtetit qe kane shkuar per inceneratore qe nuk ekzistojne ose per teneqe te lyera, behen disa qindra miliona euro qe jane abuziar dhe do te vijojne te abuzohen permes nje skeme korrupsioni qe perfshin te gjitha nivelet e administrates shterore dhe instucione nga qeveria e Parlamenti deri tek komisioni i tenderave ne bashki si ato me siper. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY