Kombetarja fundos Bjellorusine, 3-1 pjesa e pare

Kombetarja fundos Bjellorusine, 3-1 pjesa e pare

38
0
Shares

Shqipëria ka mbyllur pjesen e pare në avantazh 3-1 në përballjen “finale” ndaj Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në minutën e 19’ ishte Sokol Cikalleshi i cili realizon një gol të bukur me kokë. Pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fal me kokë duke tundur rrjetën.

Luhet minuta e 27’ Shqipëri 2-0 Bjellorusi, shënoi përsëri Cikalleshi, këtë herë me 11- metërsh!

Ndersa ne minuten e 44 ka shenuar Rei Manaj.
Miqte shenuar ne min e 35 me Skavish.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

BJELLORUSIA: (4-4-2) Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

PËRFITIMET

Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

Se treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shume…

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY