Si sigurohet bombula me oksigjen, a shperthen bombula

Si sigurohet bombula me oksigjen, a shperthen bombula

561
0
Shares

Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike, raporton abcnews duke sjelle pamje nga Fieri ku rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara.

Jashtë kamerave farmacistet thonë se aparatet e oksigjenit janë shumë të shtrenjta, duke i udhëzuar të sëmurët drejt pikave të saldimit.

Ne dy njesi shitjeje te bombolave furnizohen me oksigjen 80 deri në 100 pacientë në ditë. Janë bombola të destinuara për të furnizuar me oksigjen pajisjet e saldimit, por tani me pandeminë janë shndërruar në aparate frymëmarrjeje.

12 mijë lekë kushton mbushja e kësaj bombole me oksigjen dhe përdorimi i saj nuk zgjat më shumë se 6 orë. Ato mbushen në Tiranë dhe më pas shiten në Fier. Janë vetë shitësit që të tregojnë si funksion kjo bombol.

Për mbushjen të japin garanci, ndërsa për nivelin e oksigjenit që duhet të marrë i sëmuri, natyrisht që nuk flasin dot. “Bombolat janë me kolaudim” tha shitësi. Ai thotë se kërkesat janë të shumta. Nuk mund t’u përgjigjet dot të gjithë të sëmurëve me covid. “Edhe me kaq nuk ia dalim dot. Kemi shumë kërkesa”, thote shitesi ne abcnews.

Mderkaq Ahmet Shehu drejtor i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka treguar në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu rrugët që ndjekin pacientët që marrin trajtim mjekësor në shtëpi për të marrë bombolat e oksigjenit. Ai u shpreh se në Tiranë janë dy qendra që bëjnë mbushjen e bombolave ndërsa një kompani tjetër bën edhe kontrollin periodik të tyre.

“Mbushet nga subjektet e licencuara. Janë dy në Tiranë që bëjnë mbushjen e bombolave me oksigjen. Ndërsa një kompani kryen edhe kontrollin periodik të bombolave. Duhet t’i nënshtrohen të gjitha kontrolleve, Aty shënohet edhe data e kontrollit periodik. Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka vite që ushtron kontrolle. Kemi programe të orientuara. Në vijim të situatës kemi hartuar programe për kontrollin e bombolave në oksigjen. Kemi nisur prej ditësh”, tha Shehu.

Shehu shtoi se bombola nuk merret në mënyrë rrethanore. Ndalur te rasti i dy ditëve  më parë ku nje pacient po trajtohej në banesë i plasi bombola e oksigjenit, Shehu theksoi se në raste të tilla bombola nuk shpërthen.

“Nuk ka mundësi ta marrin bombolën në mënyrë rrethanore dhe në pika që janë të palicencuara. Nuk ka shanse të bëhet mbushja në këto pika.  Duhet të orientohen vetëm më subjekte të licencuara të cilat mund të gjenden në faqen e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Pakujdesia krijon edhe probleme. Nuk shpërthen bombola. Nëse rrjedh mund të ketë probleme të tjera por shpërthim bombole nuk ka”, deklaroi Shehu ne abcnews. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY