Humb jeten nga covid mjeku i njohur i QSUT

Humb jeten nga covid mjeku i njohur i QSUT

179
0
Shares

Mjeku Ilirjan Draçi humbi jeten sot nga covid. Draci ka shërbyer për vite me radhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në postimin e saj në rrjetet sociale.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

U prehsh në paqe dr. Draçi! Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”, ka komentuar Manastirliu. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY