Dasho, kjo nuk ndodh as ne vendet e pazhvilluara

Dasho, kjo nuk ndodh as ne vendet e pazhvilluara

50
0
Shares

Erion Dasho, ekspert në shëndetin publik ka konsttauar nje rast korruptiv te pakten ne perceptim ne protokollin e Komitetit te Eksperteve.

Dasho thotë se në asnjë vend të botës së tretë nuk ndodh që emrat e medikamenteve të përdoren me etiketimin e tyre komercial, dhe hedh dyshime se e gjitha kjo të bëhet për të përfituar segmente të caktuara të industrisë së medikamenteve.

Postimi i Dashos:

Kush po fiton nga protokollet?! Pas nëntë muajsh pandemie në Shqipëri, më së fundi u bë publik një protokoll, ai i trajtimit të pacientit me COVID nga mjeku j familjes.

Kur e sheh, kupton më mirë se përse mbahet sekret gjithçka brenda sistemit shëndetësor. Në më pak se pesë faqe, nuk kalon faqe pa gjetur një gabim trashanik.

Do të merrem në një analizë më të hollësishme me gabimet në ekzaminimet që rekomandohen (i pakuptimtë rekomandimi i skanerit nga mjeku i familjes), format e medikamenteve që rekomandohen (antikoagulantët oralë), madje edhe medikamentet e gabuara (kombinime antibiotikësh që të dhënë së bashku nuk kanë asnjë efekt, madje mund të shkaktojnë edhe dëm), etj.

Por ajo që është totalisht e papranueshme në këtë protokoll është rekomandimi i medikamenteve me emrin e tyre komercial!!!

Kush është “italiani” i interesuar që Tachipirina italiane të përmendet në protokoll e shoqëruar me cilësimin “për të patur efekt më të shpejtë, paracetamoli duhet të jetë në formën eferveshente si Tachipirina”?!

Në mënyrë të ngjashme përmenden edhe emra të tjera markash komerciale, një praktikë e paligjshme që nuk ndodh më as në vendet më të prapambetura të botës.

Në se përmend emrin komercial të një medikamenti (emrin që e përdor në mënyrë ekskluzive kompania që e prodhon atë), është njëlloj sikur të shtysh mjekët dhe pacientët të mbushin me duart e tyre xhepat dhe llogaritë bankare të kësaj kompanie.

Çdo qytetar mund të imagjinojë se për çfarë shumash flitet në rastin e një medikamenti kaq të përdorshëm sa paracetamoli!!!

Të nderuar komitetsa, Ka ardhur koha të ndani mendjen se kujt do t’i shërbeni: politikës, oligarkëve, firmave farmaceutike apo qytetarit! Bluza e bardhë sot peshon! Mos e shpërdoroni atë…/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY