“Bibliotekat në Tiranë nuk plotësojnë nevojat e komunitetit”- Studentët ankohen tek Bashkia

“Bibliotekat në Tiranë nuk plotësojnë nevojat e komunitetit”- Studentët ankohen tek Bashkia

36
0
Shares

Jo çdo njësi administrative në kryeqytet ka bibliotekën e vet publike. Bibliotekat ekzistuese nuk kanë shërbime online dhe nuk ofrojnë infrastrukturë për komunikimin në distancë dhe për shfrytëzimin e fondit të botimeve virtualisht. Grupimi studentor ABC Tirana Club, prej muajit maj të këtij viti është përfshirë në një proces monitorimi për gjendjen dhe ofertën e bibliotekave të lagjeve në Tiranë.

Ata kanë apeluar së fundmi tek drejtuesit e pushtetit vendor për ndryshimin e gjendjes së bibliotekave të lagjeve. Në një letër publike që i kanë drejtuar kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ata nënvizojnë faktin se bibliotekat e lagjeve ende nuk janë të përshtatura me kohën e zhvillimit të pandalshëm teknologjik, si dhe përhapjes në shkallë të gjerë të internetit në rradhët e popullsisë.
“Tirana e së sotmes dhe Tirana e së nesërmes mbeten me ‘ndriçim të zbehtë’ kur vlerëson gjendjen aktuale të rrjetit të bibliotekave publike në territorin e bashkisë më të madhe të vendit”, thuhet në letër, e cila shoqërohet dhe me materialin studimor si dhe gjetjet e një sondazhi me vlerësimet dhe mendimet e qytetarëve.
Studentët po zhvillojnë një fushatë informimi dhe sensibilizimi që pushteti vendor t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të miratojë fonde në përmirësimin e rrjetit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë, me mjedise më të hapura dhe funksionale dhe që të afrojnë veçanërisht më shumë nxënës dhe studentë në shërbim të edukimit, kulturimit dhe argëtimit të tyre.
Projekti i ABC Tirana Club “Biblioteka e lagjes sime” po mbështetet financiarisht nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY