Rama: Po pergadisim nje pakete te re per te semuret dhe ata...

Rama: Po pergadisim nje pakete te re per te semuret dhe ata me ndihme ekonomike

144
0
Shares

Kryeministri Rama deklaroi sot se është gati paketa tjetër që do të mbështesë të sëmurë për barnat esencialë dhe familjet në ndihmë ekonomike. Ai tha se nuk janë marrë masa shtrënguese si në shumë vende për të evituar mbylljen e ekonomisë.

“Komiteti i Ekspertëve ka bërë projeksionin për sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi gati edhe një paketë tjetër, që do të dalë shumë shpejt për të mbështetur të sëmurët, për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike, sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme.

Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende, masat tona janë minimale, sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo sepse mendojmë ta mbajmë hapur e të vdes kush të vdesë, por mendojmë se duhet mbajtur një ekuilibër.

Ndaj iu bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e thjeshta. Në të gjitha rastet për njerëzit më në nevojë situata është jo e lehtë dhe ne duam që atyre që janë në ndihmë ekonomike, deri në përfundim të kësaj flame, t’i bëjmë një shtesë të konsiderueshme në ndihmë“, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY