Leskaj do drejtoje fushaten e PD ne Vlore

Leskaj do drejtoje fushaten e PD ne Vlore

114
0
Shares

Bujar Leskaj do te drejtoje fushaten e PD ne Vlore, bejne te ditur burime prane  Partisë Demokratike.

Ndersa gazeta Panorama ka shkruar se Lulzim Basha, ka telefonuar dje tre kryetarët e PD-së në këtë qark dhe i ka komunikuar emrin e drejtuesit politik të qarkut. Leskaj është emri i parë që konfirmohet si drejtues politik, ndërsa gjatë kësaj jave pritet që të dalin edhe emra të tjerë.

Leskaj ka nisur karrierën e tij si aktivist aktiv i PD-së që në vitet ‘90. Ndërkohë, nga viti 2005-2009 ka qenë deputet në Vlorë. Per 2 vite ka mbajtur edhe postin e ministrit të Kultures.

Leskaj ka qene kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit për me shume se nje mandat. Ndërkohë, dje kanë nisur punën edhe të deleguarit e PD-së që do të merren me përgatitjen e infrastrukturës së fushatës zgjedhore.

Kryeqyteti është ndarë në 4 degë, ku janë deleguar për të bërë anëtarësimet e reja, për të trajnuar anëtarësinë për zgjedhjet e ardhshme etj.

Marinela Ziu, pjesë e departamentit antikorrupsion ne PD, është deleguar për të përgatitur infrastrukturën për zgjedhjet në degën 1, 2, 3, 4, 5 në kryeqytet. Ajo do të angazhohet në 4 degë në kryeqytet. Ndërkohë kandidati për deputet në Pogradec Erald Kapri është caktuar që të merret me anëtarësimet e reja dhe me trajnimin e anëtarësisë për të qenë pjesë e vëzhguesve në zgjedhjet e ardhshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërkohë, në qytetin e Elbasanit është caktuar Endri Kokoshi, raporton Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY