Humbja e Devoles, perlotet para kamerave Agron Llakaj ndersa flet per mikun...

Humbja e Devoles, perlotet para kamerave Agron Llakaj ndersa flet per mikun e tij

465
0
Shares

Aktori i njohur Agron Llakaj është përlotur gjatë një interviste në lidhje Skype me ABC për humbjen e madhe që pësoi arti shqiptar me humbjen e aktorit të njohur të humorit Koço Devole.

Llakaj tha se Devole ishte shkolla e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite dritë që të vijë sërish në Shqipëri. Ai tregoi se pak javë më parë kur ai ishte infektuar me Covid-19, Devole e kishte këshilluar ta kalonte pa panik, por fati e deshi që kjo sëmundje të rezultonte fatale për të.

“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishto por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koçdo do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua. Ishte i vetmi aktor pajoni për mua.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY