Reja publikon listen e lojtareve te Kombetares. Tre ndeshjet qe luan Shqiperia...

Reja publikon listen e lojtareve te Kombetares. Tre ndeshjet qe luan Shqiperia ne nentor

108
0
Shares

Trajneri Edy Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion ne ndeshjet qe Shqipëria luan më 11, 15 dhe 18 nëntor kundër Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Ai prezantoi listen e lojtareve gjate konferencës për shtypin që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Më pas ai edhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Për shkak të situatës aktuale, lista mund të pësojë ndryshime dhe në listën e pritjes është edhe mbrojtësi Marsel Ismajlgeci.

Jashtë mbeten tre mbrojtës, Jon Mersinaj, Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku, të tre të dëmtuar, ndërkohë rikthehet Ardian Ismajli. Të dënuarit, edhe pse jo zyrtarisht,  Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi janë rikthyer sërish në kombëtare, sikurse në listë janë edhe emra si Gjasula e Selahi, që nuk ishin në grumbullimin e fundit.

Roshi, Bare, Kamberi dhe Strakosha nuk do të jenë për këto tre ndeshje. Dy të parët janë të dëmtuar, kurse Kamberi i infektuar me COVID-19.

Sa i takon portierit, për të situata ka qenë e paqartë kohët e fundit, pasi ka dalë herë pozitiv e herë negativ. Bie në sy edhe mungesa e Armando Sadikut.

Lista e lojtareve:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Marco Molla

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Frederic Veseli, Albi Doka, Ardian Ismajli

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Lindon Selahi, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj

Sulmues: Bekim Balaj, Armando Broja, Rey Manaj, Giacomo Vrioni, Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY