Droga në Tiranë. Ja zonat ku operojnë grupet shpërndarëse

Droga në Tiranë. Ja zonat ku operojnë grupet shpërndarëse

144
0
Shares

Shpërndarja e lëndëve narkotike në doza të vogla mbetet e vetmja alternativë për shumë të rinj e tanimë është kthyer në një fenomen të zakonshëm për shumë lagje të Tiranës.

Grupet shpërndarëse të kanabisit janë të organizuara në disa zona të kryeqytetit, ndërsalloje të tjera lloje drogërash shpërndahen nga individë.

Shumë shpërndarës janë arrestuar dhe janë paraqitur në gjykatë, por avokatët thonë se ligjet kanë mangësi dhe duhet të shtohen dispozitat që t’i përgjigjen më mirë kësaj kategorie krimesh duke individualizuar përgjegjësinë sipas fajit.

Në kryeqytet, ku në çdo lagje veprojnë grupe personash që shesin dozave të vogla me kanabis, shpërndarja e lëndëve narkotike është kthyer në një fenomen shqetësues gjithnjë në rritje.

Sipas policisë së Tiranës zonat më problematike janë Lapraka dhe ish-parku i autobusëve, për të vijuar me periferinë e Saukut, disa rrugica në zonën e ish-Stacionit të Trenit, dhe me Don Boskon.

Kanabisi dhe lëndë të tjera narkotike shpërndahen dhe në Kombinat e Astir, Qytetin Studenti dhe pranë fushave të Ali Demit, ndërsa grupe të vogla personash që shpërndajnë drogë janë konstatuar dhe në zonën e Kinostudios apo Liqenit Artificial.

Shumë prej të arrestuarve kanë përfunduar në dyert e gjykatës ku kanë marrë dënime të lehta, por avokatët thonë se ligji aktual ka mangësi dispozitash.

Avokati, Saimir Vishaj, thotë për Ora News se duhen përcaktuar dënime sipas sasisë me të cilën kapen këto persona. Ai shprehet se një formë dënimi për shpërndarësit me doza të vogla droge mund të ishte dhe gjoba, apo heqje lirie deri në 6 muaj.

Sipas policisë, gjatë vitit 2020 në gjithë territorin e Shqipërisë janë arrestuar 74 persona të konstatuar duke shpërndarë kanabis, heroinë, apo dhe kokainë. Krahas tyre janë shpallur në kërkim 6 persona si organizatorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe janë proceduar 17 të tjerë, të cilët janë kapur duke blerë lëndën e jashtëligjshme./ oranews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY