GENC POLLO/ Vjena eshte edhe shtepia e shume shqiptareve

GENC POLLO/ Vjena eshte edhe shtepia e shume shqiptareve

27
0
Shares

Lajme e pamje të frikshme e të hidhura nga Vjena e bukur, e cila në dekada është bërë edhe shtëpia e shumë shqiptarëve. Dje në darkë terroristë xhihadistë hapën zjarr në qendër të Vjenës duke vrarë disa kalimtarë të pafajshëm e duke plagosur shumë të tjerë.

Ky ishte një akt barbar e frikacak! Atentatorët e ata që i nxisin urrejnë, lirinë, demokracinë, bashkëjetesën paqësore e respektin reciprok midis etnive e feve dhe sidomos Europën. Siç pamë edhe në Francë së fundmi. Ndaj tyre nuk ka mirëkuptim, me ta nuk ka kompromis! Ashtu si nuk mund të kishte mirëkuptim e kompromis të drejtë me ideologjitë totalitare të shekullit 20: komunzimin e fashizmin!

Tronditëse që një nga agresorët është me orgjinë shqiptaro-maqedonase. Abuzimit me fenë për motive politike të ulta e çnjerëzore duhet t’i jepet fund!!
Solidaritet të plotë me Austrinë e vjenezët në këtë ditë të vështirë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY