Lajtmotivi i ri i Rames: “Votoni Lulin, po s’merrni Lulin, merrni Moniken...

Lajtmotivi i ri i Rames: “Votoni Lulin, po s’merrni Lulin, merrni Moniken bashke me Ilirin”

75
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta, duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të mbrëmshme të kreut të shtetit.

Kryeministri foli ne nje takim ne Kukes.

“llir Meta çfarë kërkon akoma nga Shqipëria, që nuk rri dot një ditë rehat? Nuk rr dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë. Dhe kjo është deviza e Ilir Metës. Fut në sherr dy që ti të dalësh i treti të bësh paq. E bënë kryeministër, kryeparlament dhe president 50 vjec. Natyrisht edhe unë edhe ne kemi dhënë votën. Por ishte me votat e tij në parlament Ilir Meta dhe ne nuk mund ta linim vendin pa president. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe tek çadra. Hidh gurin dhe fshih dorën. Isha i qartë se Ilir Meta ishte vendosur për në anën tjetër. E i dhamë një president opozitës, por jo lolo. Fakti që u kthye në lolo nuk do të thitë se ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Njerëzit edhe lajthisin. Por çfarë do Ilir Meta. Për cilën arsye duhet votuar më për partinë e Ilir Metës? Ta përfytyrojnë demokratët e Kukësit, janë ata që përqeshin aeroportit. Për zgjedhje kam për ti sjellë, do ju them se me PD nuk ju ndan as veja, këtë herë voton Luli, por s’merr Lulin, merr Monikën bashkë me Ilirin. Se këta demokratët ato kokrrat e partisë së tyre i hanë pa përtypur fare. Këtu është jepi votë dhe merr dy bela. Prandaj është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen që mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm. Të vijë Monika, ilir dhe Saliu? Luli është ndryshe nga këta, por se ndaj dot se këta e tërheqin dhe e vënë para edhe si djalë të bukur. Të vinë bashkë e kuptoni çfarë ndodh me drejtësinë’”tha Rama./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY