Tërmeti që tronditi Turqinë krijon kaos në spitalet e Izmirit

Tërmeti që tronditi Turqinë krijon kaos në spitalet e Izmirit

25
0
Shares

Tërmeti me magnitutë 7.0 të shkallës Rihter që goditi ditën e sotme Turqinë Perëndimore e shkaktoi mbi 202 të plagosur ka bërë që situata në spitalet e zonave më të prekura të jetë tejet kaotike.

Qytetarët në Twitter e në rrjete të tjera sociale kanë publikuar pamje ku duken pacientët të vendosur në shtretër jashtë ambienteve të spitalit, në trotuare.

Në një video të publikuar në këtë platformë duken pacientët jashtë një spitali në Izmir. Shtretërit janë vendosur njëri pas tjetrit, ndërsa pacientët kanë të afërm e mjekë pranë tyre.

Mësohet se tërmeti pati një thellësi 7 kilometra e bëri që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqe.

Lëkundjet u shoqëruan edhe me një mini-cunam, si pasojë e të cilit rrugët e banesat u përmbytën nga uji.

Lëkundje e forta të tërmetit kanë tronditur ditën e sotme përvec Turqisë dhe Greqinë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY