Ministri i policeve u kerkon falje uniformave blu, por ende ka ne...

Ministri i policeve u kerkon falje uniformave blu, por ende ka ne subkoshience barcaletat me police

129
0
Shares

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ka kerkuar falje te gjithe policeve qe i perqeshi nje nate ne pare pergjate nje debati me nje ish polic te policise financiare.

Lleshaj po debatonte me Myslim Murrizin teksa i tha atij se “polic ke qene dhe polic ke mbetur“, Ndersa sot i ka thirrur mendjes.

“Nga një person shumë i nderuar kam marrë sot një shqetësim, për reagimin tim të djeshëm ndaj deputetit Myslim Murrizi në Kuvend.

Duke marrë shkas nga kjo dhe në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim, kërkoj fillimisht dhe sinqerisht ndjesë.

Në të njëjtën kohë, mendoj se janë të nevojshme disa sqarime për këtë:

1. As dje dhe asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter, për arsyen e thjeshtë se e di mirë se ata që personifikohen si të tillë janë ndër njerëzit më dinjitozë të këtij vendi, profesionistë, patriotë, trima dhe plot dinjitet. Ata i japin këtij vendi shumë shërbim, sakrificë dhe nder.

2. Në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm, jam shprehur se qytetarët duhet të më shohin mua si ministër, tek çdo punonjës i Policisë së Shtetit, duke u IDENTIFIKUAR kështu personalisht me secilin prej tyre.
Ky identifikim me ndërgjegje të plotë me policët e Shqipërisë është më shumë se sa respekt për shërbimin e tyre. Dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë.

3. Replika ime e djeshme u bë në përgjigje të sulmeve të ulëta të deputetit Murrizi kundër Policisë së Shtetit, kundër etiketimeve të tij ndaj saj dhe në përpjekje për të sqaruar se, as deputetët nuk qëndrojnë mbi ligjin dhe se Policia nuk e ka tagrin për të zbatuar ndonjë ligj tjetër ndaj deputetëve, të ndryshëm nga ai që zbatohet për qytetarët e tjerë.

4. I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve.

5. As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’i drejtohem deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, për arsye se me qëndrimet e tij të padenja ndaj Policisë, me fjalorin e tij që përbëhet vetëm nga disa fjalë vulgare të huazuara kryesisht nga zoologjia dhe me biografinë e tij të shkurtër prej disa rreshtash është i skualifikuar në mënyrë absolute nga mundësia që të cilësohet si polic.

Vetëm sa i kam përmendur faktin se ka qenë polic në Policinë e dikurshme Financiare.

Edhe një herë, ndjesë kujtdo që mund të ketë keqkuptuar reagimin tim të djeshëm!”, ka sqaruar shterrshem por pa mbush mendjen, ministri i policeve Sander Lleshaj.

Lleshaj vjen ne krye te policise nga ushtria, nje shteg qe ndalohet me ligj, por qe me interpretim u thye. Ai ende ruan ne subkoshience barcaletat me police qe ka mesuar ne kohe te ndryshme. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY