KUKES/ Dy vellezer ne pranga, thyen lokalin e vodhen kasaforten

KUKES/ Dy vellezer ne pranga, thyen lokalin e vodhen kasaforten

76
0
Shares
Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash”, njofton policia e Kukesit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY