Arrin në 45 milionë numri i infektimeve me Covid në gjithë botën

Arrin në 45 milionë numri i infektimeve me Covid në gjithë botën

28
0
Shares

Ka kapur shifrën e rreth 45 milionë numri i infektimeve me COVID-19 në gjithë botën që nga fillimi i pandemisë deri më tani.

Të dhënave në Worldometer, tregojnë që 1,18 milionë persona nga ata e kanë humbur betejën me sëmundjen ndërsa 32,8 milionë të tjerë janë shëruar.

SHBA rezulton të jetë vendi më i prekur nga pandemia pasi deri më tani numëron 9,1 milionë të infektuar dhe 233,340 viktima e ndjekur nga India ku numri i rasteve me Covid-19 arrin në 8 milion ndërsa jetë të humbura 120,899.

Pas Indisë, Brazili është vendi i tretë në botë më i prekur me rreth 5.55 milion të infektuar dhe 158,468 viktima, ndërsa edhe vendet e Europës po regjistrojnë raste ditore rekord në këtë valë të dytë. Italia, Gjermania, Franca, Greqia, Spanja e shumë vende të tjera kanë nisur tashmë të shtrëngojnë masat kufizuese anti-Covid.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY