Pompeo: Shqiperia ndihme te rralle per hebrenjte, edhe me dokumenta te falsifikuara

Pompeo: Shqiperia ndihme te rralle per hebrenjte, edhe me dokumenta te falsifikuara

109
0
Shares

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve, ndersa pershendeti forumin ballkanik kunder antisemitizmit.

Në fjalën e tij, Pompeo e cilësoi Shqipërinë si mik të madh të SHBA-së.

Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Shqipëria ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë dhe falë heroizmit, ishin streha për hebrenjtë duke i mbrojtur edhe me dokumente false për t’i shpëtuar. 

Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se përpara. Nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë e saj dhe tolerancën e saj. Duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrën për ta luftuar.

Kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasin në emër të tolerancës dhe besimit. Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut. 

Le të garantojmë sigurinë e cdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai.  /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY