Macron njofton bllokimin e dytë kombëtar në Francë

Macron njofton bllokimin e dytë kombëtar në Francë

58
0
Shares

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar  bllokimin e dytë kombëtar që ndalon udhëtimin midis rajoneve.

Macron njoftoi që nisur nga e premtja, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose arsye mjekësore dhe aty ku është e mundur duhet të kryhet puna në distancë.

Macron tha se qytetarët do të mund të lënë shtëpitë për qëllime pune, për të ndihmuar individë në nevojë dhe për të bërë pazar.

Bizneset si restorantet dhe baret, do të mbyllen.      Vdekjet e përditshme të kovidit janë rritur mbi 500 në Francë dhe zyrtarët thonë se duhet të bëhet gjithçka që të mos mbingarkohet sistemi spitalor.

Presidenti Macron u shpreh që përhapja e virusit në Francë ka tejkaluar “edhe parashikimet më pesimiste”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY