Kush do ta ndertoje hekurudhen Tirane Durres, perfundon tenderi

Kush do ta ndertoje hekurudhen Tirane Durres, perfundon tenderi

115
0
Shares

Nga Erblina Mile

Kompania italiane INC S.P.A do të ndërtojë hekurudhën Tiranë –Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit. Sipas njoftimit të BERZH  pas mbylljes së garës ndërkombëtare  ku morën pjesë tre kompani u përzgjodh fituese kompania italiane pasi dha ofertën më të ulët prej 69.7 milionë eurosh për  realizimin e projektit. Kjo kompani rezulton e regjistruar në Torino të Italisë ka si objekt veprimtarie ndërtimin ndërsa dega në Shqipëri është regjistruar në vitin 2019.

Kostoja totale për ndërtimin e këtij segmenti hekurudhor ka një kosto totale prej 92 mln eurosh nga të cilat 35.5 milionë euro do të jepen si grant  në  kuadër të  Investimeve te Ballkanit Perëndimor ,36.9 milionë euro  është nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do të financohet nga qeveria shqiptare. Projekti parashikon rehabilitimin e një linjës hekurudhore Tiranë –Durrës e cila ka një gjatësi prej 34,2 km dhe  është pjesë e Korridorit Mesdhetar  për lidhjen hekurudhore ndërsa vendosja e saj në funksion pritet të bëhet pas 2 vite e gjysëm. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY