VIDEO/ Droni qellon Ministrin e Mbrojtjes, publikohet momenti

VIDEO/ Droni qellon Ministrin e Mbrojtjes, publikohet momenti

275
0
Shares

Azerbajxhani publikoi pamje të momentit kur një dron ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artaakh.

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën, shkruan abcnews.al.

Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY