Rama nuk pret Venecian, refuzon keshillen e Komisionerit, rrezohet ne komision dekreti...

Rama nuk pret Venecian, refuzon keshillen e Komisionerit, rrezohet ne komision dekreti i Metes

68
0
Shares

Komisioni i Ligjeve rrezoi sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të votuara pa miratimin e opozitës jashte parlamentit.

Mbledhja e sotme ka zgjatur dy orë ndersa anëtarët e Komisionit të Ligjeve hodhën për votim dekretin 15 vota kundër dhe 2 pro.

Argumenti i mazhorances ishte se Presidenti nuk ka te drejte te gjykoje ne ato terma qe ka renditur ne dekret nderkohe qe Presidenca kerkoi te peitej Venecia.

Presidenca kerkoi opinion nga komisioni i Venecias ne lidhje me ndryshimet ne kod.

Komisioni Europian për Zgjerimin si dhe zyrtare te tjere te larte te BE dhe PE, bene thirrje që rivotimi në Kuvend të bëhet pas publikimit të Opnionit të Venecias.

Por kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi po sot sapo u kthye nga Siria se nuk mund të presin asnjë sekond, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nga Venecia do te shqyrtohen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Paa ketyre zhvillimeve ka reaguar Meta i cili tha se denonracia dhe ligji do te vendoset paa 25 prillit.

”Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri”, komentoi Meta ne rrjete sociale. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY